Rregullimi i ashensorëve në institucionet komunale do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës 600 mijë euro.
Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për këtë tender kishin konkurruar 5 grupeve të operatorëve ekonomikë.

Mirëpo komuna e ka shpërblyer kompaninë “Ejona” Sh.P.K me vlerën e kontratës 600 mijë euro. Sipas dosjes së tenderit, kompania do të bëjë servisimin e ashensorëve, në institucione komunale. Llogaritja bëhet vetëm për një ashensor.
