Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës inskenon zjarr në objektin e vjetër, evakuohen personeli e qytetarët

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunë e Prishtinës të enjten ka organizuar një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.

Drejtori Lulzim Fushtica tha se ky ushtrim kishte për synim që të vlerësojë reagimin dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore për shuarjen e zjarrit, kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve.

 

Exit mobile version