2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës i lëshon lejen përfundimtare BIK-ut për ndërtimin e xhamisë qendrore

Komuna e Prishtinës ka lëshuar lejen përfundimtare pas 10 vjetëve pritje për ndërtimin e xhamisë qëndrore. 

Lajmin e kanë konfirmuar nga komuna e Prishtinës. Kjo kërkesë tashmë është miratuar nga Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës ku më datë 13 qershor 2022, ka marr vendim për ta lëshuar lejen e ndërtimit për Kompleksin “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.

Në bazë të vendimit të cilën ua sjell ekskluzivisht NDËRTIMI.info I LEJOHET kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në Lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës

Hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me 2B+2s+P+2G e ka bërë Kompania projektuese “Kavisyapi” nga Turqia me konsulent të Kompanisë projektuese “InTECH: nga Prishtina.

Nëse punimet shkojnë sipas planit, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë bërë të ditur se kjo xhamia do të jetë e gatshme për besimtarët në vitin 2023.

Më 8 tetor të vitit 2012 U vu gurthemeli i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img