Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës fton qytetarët për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tashmë Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje ka hyrë në fuqi dhe nga data 1 shtator 2023, dhe se është hapur afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje tashmë ka hyrë në fuqi dhe nga data 1 shtator 2023, është hapur afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Tutje vazhdon njoftimi, se qytetarët mund të drejtohen në komunën e tyre përkatëse, ku dorëzohen edhe aplikimet për legalizim.

“Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version