1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës e dënon duke e quajtur taksi ilegale, kompania prezanton lejen për ushtrimin e veprimtarisë afariste

Komuna e Prishtinës respektivisht, Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka ndërmarrë një aksion kundër taksive ilegale duke publikuar edhe disa fotografi nga aksioni.

“Aksion i madh i Drejtorisë së Inspekcionit kundër taxive ilegal në kryeqytet, të cilët përveç që ushtrojnë këtë veprimtari ilegalisht, me mënyrën se si qarkullojnë e si ndalen për të marrë/zbritur udhëtarë, shkaktojnë shumë probleme në rrjedhën normale të komunikacionit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Mirëpo, ka reaguar njëra prej kompanive, së cilës Komuna e Prishtinës e ka dënuar dhe etiketuar si ilegale.

Kompania Electric Mobility e njohur si ETAXI thotë se është e licencuar nga Komuna e Prishtinës me leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste auto taksi lëshuar më 03.12.2021 me afat 5 vjeçar që nga data e fillimit të operimeve (14.09.2022).

Mirëpo sipas saj, komuna për të disatën herë e ka gjobitur atë duke dëmtuar financiarisht dhe në imazh.

“Sot, për të disatën herë, Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës shqipton dënime për kompaninë tonë duke aluduar se është operator ilegal i taksi shërbimeve në Komunën e Prishtinës dhe si mos të ishte e mjaftueshme publikon atë me etiketimit taksi ilegal në media”.

Mirëpo kjo kompani thotë se komuna është vonuar për pesë muaj për t’i pajisur ata me leje për qarkullim.

“Duke qenë ndër të parët dhe të paktë operatorë të licencuar për operim taksi me vetura elektrike në Prishtinë, para fillimit të operimit, me plotësimin e kërkesave të parapara në lejën e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, kemi paraqitur kërkesën me dokumentacion të plotë për paisje me leje të qarkullimit në fillim të muajit Shtator 2022 – leje që kërkohet shtesë licencës për kushtet e çdo veture indivudale. E njejta kërkesë është ridërguar disa herë përmes shkresave zyrtare drejtuar Komunës së Prishtinës dhe për më shumë se 5 muaj resht nuk kemi përgjigje zyrtare”.

“Në shumë takime, zyrtarë të Komunës së Prishtinës na kanë premtuar se shumë shpejtë do të rregullohet kjo pengesë, edhe pse pa bazë ligjore. Ne kemi pasur mirëkuptim ndaj proceseve të brendshme të Komunës me premtimin se deri në zgjidhjen e situatës, që ndikon edhe disa operatorë tjerë, të mos pengohet veprimatria e kompanisë”.

“Mirëpo, fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës deri më sot nuk ka dërguar asnjë përgjigje zyrtare dhe as nuk na ka pajisur me leje të qarkullimit për veturat elektrike individuale, deri sa vazhdon të na shqiptoj dënime dhe konfiskoj targat duke pamundësuar operimin. Kjo, veçse është e papranueshme, sjellë kosto pa bazë dhe dëmton rëndë reputacionin e kompanisë sonë”.

Kompania në fjalë ka demantuar Drejtorinë e Inspekcionit – Komunën e Prishtinës, duke pretenduar se është e licencuar për ushtrimin e veprimtarisë afariste auto taksi në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

“Sigurojmë të gjithë qytetarët dhe vizitorët e Komunës së Prishtinës se shërbimet profesionale dhe cilësore të kompanisë do të vazhdojnë pa ndërprerje”, shton tutje kompania në fjalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img