2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës dhe Ambasada norvegjeze nënshkruajnë memorandum për realizimin e projekteve

Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për zbatimin e një agjende reformuese dhe përparimit të agjendës komunale në fushën e krijimit te politikave, planifikimit dhe zhvillimit e bashkëpunimit me institucionet tjera publike, te ndërlidhura për se afërmi me Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, tha se kjo ndihmë nga ambasada norvegjeze është e nevojshme për siç tha ai, transformimin e Prishtinës.

“Unë e falënderova ambasadorin për përkrahjen që ia ka dhënë Kosovës por edhe Prishtinës. Ndihma është e nevojshme për transformimin e Prishtinës për personel që projektet që i kemi t’i transformojmë në realitet. Fokusi është që rinia të shkojë përpara. Nëpërmjet këtij memorandumi e kemi më lehtë ta bëjmë transformimin”, tha Rama.

E në anën tjetër e ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl, tha se kjo marrëveshje do të jetë ndihmesë e madhë për Prishtinën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img