Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës detyron gastronomët të pajisen me matës të zhurmës

Komuna e Prishtinës ka ftuar subjektet afariste të gastronomisë që të aplikojnë për furnizim me pajisje për matjen e nivelit të zhurmës.

Sipas një njoftimi të komunës kjo është java e fundit për të aplikuar.

“Me rregulloren e re në fuqi për matjen e zhurmës, subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në kryeqytet obligohen të furnizohen me këto pajisje dhe certifikatën që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar. Afati për aplikimin fizik do të jetë i hapur deri më 24 mars 2023, ndërsa aplikimi online do të jetë i hapur deri më datë 26 mars 2023”, thuhet në njoftim.

Nëse bizneset nuk pajisjen me matës për nivelin e zhurmës, atëherë do të gjobiten.

“Në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë të pajisura me certifikate mund të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 3.000 – 5.000 euro”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version