Gjatë ditës së sotme u raportua nga qytetarët ankesa të shumta për shkak të mbeturinave, si shkak i mos grumbullimit nga kompania pastruese.
Sot kompania e grumbullimit të mbeturinave “Pastrimi” njoftoi se situata në Mirash është zhbllokuar dhe tashmë ekipet kanë dalë në terren për të bërë grumbullimin e mbeturinave.
Komuna e Prishtinës ka dal me reagim duke thënë se besojnë se deri në ora 16:00 e gjithë qendra do të pastrohet në tërësi, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, shkruan Insajderi.
“NP “Pastrimi” është tani në terren me gjithë kapacitetin e saj dhe besojmë se deri pas orës 16:00, qendra do të pastrohet në tërësi”.
Postimi i plotë i Komunës:
Të nderuar qytetarë,
Jemi të vetdijshëm për situatën jo të këndshme të shkaktuar nga grumbullimi i mbeturinave në Kryeqytet.
Për arsye të obligimeve të NP “Pastrimi” ndaj Deponisë, kjo e fundit është bllokuar për një ditë dhe ka rezultuar në krijimin e gjendjes së tillë. Mirëpo, NP “Pastrimi” është tani në terren me gjithë kapacitetin e saj dhe besojmë se deri pas orës 16:00, qendra do të pastrohet në tërësi.
Ju falënderojmë për mirëkuptim.