Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e kryeqytetit se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e këshillave lokal.
Komuna fton qytetarët që të angazhohen në mënyrë aktive në proceset vendimmarrëse lokale.
“Komuna e Prishtinës bënë me dije për banorët e kryeqytetit se së shpejti do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e këshillave lokal. Kjo iniciativë demokratike ka një rëndësi të veçantë për ne të gjithë, prandaj është esenciale që ju, qytetarë të nderuar, të angazhoheni në mënyrë aktive në proceset vendimmarrëse lokale, duke ndikuar kështu në përparimin e lagjes dhe të Prishtinës në përgjithësi’, ka njoftuar Komuna.
Më poshtë mund të gjeni datat dhe orën se kur do të mbahen zgjedhjet, në secilën lagje.