Komuna e Prishtinës ka reaguar pas raportimeve se çezma e Xhamisë së Çarshisë është rrënuar.
Përmes një postimi në Facebook, komuna ka bërë të ditur se çezma e xhamisë është zhvendosur përkohësisht, njofton Klankosova.tv.
“Duke ju falënderuar për vigjilencën, ju njoftojmë se zhvendosja e çezmës së xhamisë është e përkohshme”, thuhet në reagimin e tyre.
“Projekti që është duke u implementuar ka pëlqim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – IKMM, e cila është kompetente për dhënien e pëlqimeve për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore si dhe për përcjelljen e punimeve në to”.
“Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të ofrojë ekspertizën e vet si partner me këdo që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e aseteve të trashëgimisë kulturore si e mirë e përbashkët”.