1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës blen një biçikletë për rreth tre mijë euro, drejtori Musliu e arsyeton çmimin

Komuna e Prishtinës përmes procedurave të prokurimit publik ka blerë biçikleta që kapin vlerën e 500 mijë eurove.

Komuna e drejtuar prej kryetarit Përparim Rama e ka blerë një biçikletë në vlerë prej dy mijë e 744 euro.

Kontrata “furnizim me biçikleta për kryeqytetin”, është firmosur ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “LM IT Consulting”, më 28 korrik, respektivisht 14 gusht.

Kompania në fjalë do ta furnizojë Komunën e Prishtinës me biçikleta dhe më pas ato do të lëshohen me qiare.

“Çmimet njësi të furnizimeve janë paraqitur në ofertën financiare, lista e çmimit e paraqitur nga furnizuesi”, thuhet në kontratë.

“Vlera totale indikativë e kontratës për çmim për njësi është 2.744.00 euro”.

Për këtë tender, ka reaguar drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

Ai e ka arsyetuar çmimin duke numëruar disa nga detyrat të cilat përfshihen në kontratë.

“Cost estimation që e kanë punuar konsulentët holandezë është mirë, mirëpo zërat/pozicionet po e bëjnë me u duk kinse çmimi është i shtrenjtë. Se aty hyn biçikleta inteligjente, docking, software, setup, stacioni edhe komplet punimet”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img