15.4 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes te qytetarët: Mos hidhni mbeturina, cigare të ndezura e shishe

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes me qëllim të parandalimit të rrezikut nga zjarret, këto ditë kur po mbizotërojnë temperature të larta.

Në një njoftim në Facebook, komuna ka bërë thirrje që të bëhet kujdes me hedhjen e mbeturinave, cigareve të ndezura, shisheve të qelqit dhe plastikës.

Në fund, rikujtohet se zjarrvëniet e qëllimta dhe ato nga pakujdesia, janë vepra që sanksionohen me ligj.

Komunikata e plotë:

Të dashur qytetarë të Kryeqytetit,

Sipas parashikimve meteorologjike dhe si rezultat i temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë ju apelojmë të keni kujdes të shtuar me qëllim të parandalimit të rrezikut nga zjarret dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të pronave, kafshëve dhe ambientit.

Ju lusim të keni kujdes të shtuar gjatë frekuentimit të natyrës:

Mos hidhni mbeturina,

Cigare të ndezura,

Shishe të qelqit dhe plastikës, të cilat mund të jenë burim zjarri.

Zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img