Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës akuzon Qeverinë për bllokimin e një projekti në zonën e Gollakut

Komuna e Prishtinës po e akuzon Qeverinë e Kosovës, se po e bllokon buxhetin, për një projekt në zonën e Gollakut. Asambleistja e LDK-së  Fiknete Bejta ka thënë në rrugën “ Gollaku”, në segmentin që fillon nga Bunari i Hajratit dhe vazhdon deri te udhëkryqi në Grashticë -Mramor- Leskovc, po vonohen të fillojnë punimet për shkak të “bllokimit” të buxhetit nga ana e Qeverisë.

“Në vend që këtë rrugë e cila është rrugë magjistrale ta financoj si të tillë, ajo po i bllokon edhe të hyrat vetanake të komunës për këtë projekt-rrugën e Gollakut”, ka shlkruar Bejta në Facebook.

Postimi i plotë i Bejtës:

Në rrugën “ Gollaku”, në segmentin që fillon nga Bunari i Hajratit dhe vazhdon deri te udhëkryqi në Grashticë -Mramor- Leskovc po vonohen të fillojnë punimet për shkak të “bllokimit” të buxhetit nga ana e qeverisë. Në vend që këtë rrugë e cila është rrugë magjistrale ta financoj si të tillë, ajo po i bllokon edhe të hyrat vetanake të komunës për këtë projekt-rrugën e Gollakut.

Kjo rrugë është projektuar të bëhet me 3 korsi, me shteg të bicikletave me trotuar si dhe ndricim.

Qeveria po tenton të marr mjetet e ndara për këtë projekt si dhe shumë projekte të tjera që janë pêr ndërtimin e shkollave, çerdheve, asfaltimin rrugëve brenda qytetit si dhe të bëhet zhavorimi i rrugëve të reja në fshatra.

Përveç kësaj, vonesa mbi 6 mujore e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për kthimin e ligjmërisë së rialokimit të mjeteve në vitin 2022, ka penguar realizimin e projekteve kapitale dhe siç po shihet tendecat janë edhe këtë vit të ndodhë e njëjta vonesë.

 

Exit mobile version