Site icon PrishtinaPress

Komuna e Podujevës miraton buxhetin për vitin 2025 mbi 33 milionë euro

Kryetari i Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se sot është miratuar buxheti për vitin 2025 në vlerë prej 33,459,115.00 euro.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se miratimi u bë në seancën e sotme të Kuvendit me një shumicë votash.

“Ky buxhet reflekton prioritetet tona kryesore, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë, kulturën dhe sportin. Si një buxhet gjithëpërfshirës, kemi planifikuar investime në pjesën më të madhe të fshatrave dhe lokaliteteve, duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”.

“I falënderoj anëtarët e Kuvendit për bashkëpunimin e treguar dhe mbështetjen e tyre për këtë buxhet që siguron zhvillim të qëndrueshëm për Komunën dhe qytetarët tanë!”, ka thënë Bulliqi.

Exit mobile version