3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Podujevës ia jep për shfrytëzim ShSKUK-së objektin e Poliklinikës Specialistike

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës, Elvir Azizi, kanë nënshkruar kontratë për shfrytëzimin afatgjatë të objektit që është i dedikuar për Ploiklinikë Specialisitike.

Në bazë të kontratës, objekti që është pronë e komunës së Podujevës, do t’i jepet ShSKUK-së në shfrytëzim afatgjatë pa pagesë.

“Ndërkohë, SHSKUK-ja do të bëjë rekrutimin e stafit të mesëm dhe blerjen e disa pajisjeve të nevojshme, për të cilat tashmë i kanë nisur procedurat e prokurimit”.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes-kontratës, Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që qytetarëve të Podujevës shumë shpejt do t’u ofrohen shërbime specialistike në komunën e tyre, për të cilat deri tash janë detyruar të udhëtojnë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të kontratës ishin ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Podujevës, Adelina Stublla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img