Komuna e Pejës dhe Policia e Kosovës stacioni në Pejë kanë njoftuar se që nga data 25.06.2023 ditë e dielë deri me datë 02.07.2023 , do të fillojnë me fazën testuese për ndryshimin e qarkullimit në trafik në drejtimet njëkahore ne disa rrugë lokale në qytet.
“Ky plan ka për qëllim realizimin e qarkullimit sa më të lehtë dhe evitimin e ngarkesave në trafikun urban nga mjetet motorrike”, thuhet në njoftim.