-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Pejës e pakënaqur me ndarjet buxhetore, thonë se u anashkaluan komunat që nuk qeverisen nga LVV

Komuna e Pejës po e konsideron të padrejtë ndarjen e buxhetit të vitit 2024 të paraparë nga Qeveria e Kosovës me arsyetimin se ndarja buxhetore po bëhet në baza partiake.

Ndërsa, në krahasim me ndarjen e buxhetit të viteve të kaluara kjo komunë ka përfituar shuma më të mëdha, se sa tash në udhëheqje të nivelit qendror Lëvizjen Vetëvendosje.

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Pejë, Jeton Abazaj në një intervistë për kp, thekson se ndarja e buxhetit në krahasim me komuna të tjera, për Pejën është vetëm një shumë simbolike dhe jo e mjaftueshme.

Abazaj thotë se ndarja e buxhetit për komuna duhej të ishte shpërndarë në mënyrë proporcionalë. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për shkak se Peja si komunë nuk qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje dhe për këtë arsyeje i është ndarë buxhet më pak

“Mendoj se është një buxhet jo proporcional, në krahasim me komunat e Republikës së Kosovës, ka komuna jo pse unë kam zili pse Komuna Kamenicës ka marrë më shumë buxhet, po të paktën ishte dashur përderisa nuk ekziston një mundësi tjetër e shpërndarjes së buxhetit që të ketë buxhet proporcional”.

“Unë besoj që janë anashkaluar komunat që nuk qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje. Qysh do që unë e them këtë, edhe dikush mund të mos besoj në këtë, tabelat e buxhetit e dëshmojnë këtë të kundërtën , d.m.th. buxheti që ka kaluar në lexim të parë, atë që e kam parë unë dëshmojnë që komunat si Kamenica përfitojnë miliona, ndërsa komunat si Peja, Gjakova dhe komuna tjera që nuk qeverisen nga lëvizja Vetëvendosje marrin, shuma shumë simbolike”, tha Abazaj.

Drejtori për Financa, Abazaj shtoi se Pejës i janë të premtuara dy projekte të reja në vlerë prej 400, 000 mijë euro, ndërsa projektet e tjera janë të ripërsëritura. Sipas Abazit, ato nuk llogariten projekte të reja dhe se për vitin 2024, duhet të kishte më shumë buxhet për këtë komunë.

Ai shpreson që të aprovohet ligji për grantin e katërt të komunave dhe në këtë mënyrë buxheti të ndahet sipas numrit të banorëve dhe specifikave të tjera.

“Në vlerë financiare ka disa projekte që i kanë përsëritur dhe unë nuk i numëroj si të reja, projekte që i kanë pasur si të reja me nga 200.000 euro që janë projekte të reja për komunën e Pejës. Të tjerat kanë qenë në kohë të më hershme dhe janë buxhetuar, por ka edhe projekte siç është rasti i rrugës së Rugovës, kemi pasur një shteg të biçikletave prej Patrikanës deri kilometri i pestë, është larguar i tëri nga buxheti, në total kemi të premtuara dy projekte të reja nga Qeveria Kurti, në vlerë financiare 400,000 euro”.

“Çdoherë buxhetet komunale, si komuna të mesme nuk janë të mjaftueshme dhe besoj që ka pasur më shumë buxhet me ndarë për komunën tonë. Në rastet kur është qeverisur jo nga LDK-ja, nivel qendror, ne kemi marrë më shumë buxhet se sa tani, në rastin edhe kur është qeverisur nga partitë tjera, Peja është buxhetuar më shumë se sa tani. Qeveria të aprovojë ligjin e financimit të pushtetit lokal që e kanë në draft dhe tavolinë qe sa vite, aty përcaktohet që komuna të përfitojë në grantine katër dhe me këtë ndahet në bazë të numrit të banorëve dhe specifikave te tjera”, tha Abazaj.

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin e 2024 në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro. Në këtë seancë partitë opozitare, kanë kritikuar Qeverinë për hartimin e këtij projektbuxheti, i cili sipas tyre është i varfërisë dhe stagnues.

Në anën tjetër, kryeministri, Albin Kurti gjatë prezantimit të këtij projketligji në Kuvend, ka thënë para deputetëve se me buxhetin e vitit 2024 ka rritje të buxhetit për komunat ku janë paraparë 742 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img