Site icon PrishtinaPress

Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave normale

Komuna e Obiliqit është ankuar se ndotja e ajrit dhe e mjedisit është shndërruar në mesin e faktorëve kryesorë të shkurtimit të jetës të banorëve.

Ata kanë thënë se shumë qytetarë po përballen me probleme shëndetësore.

Komuna ka njoftuar në rrjete sociale se ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave normale, duke akuzuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) se s’ka ndërmarrë asgjë.

“Që nga data 20.08.2024 deri më datën 15.09.2024, filtrat brenda Kosovës B kanë qenë jashtë funksionit dhe gjendja në Termocentralin ‘Kosova B’ ka pasur tejkalime enorme, për çka ka pasur raportime në media e rrjetet sociale. Nga deklarimet e qytetarëve gjatë këtyre ditëve, ajri në Obiliq ka arritur nivele shumë të larta të ndotjes. Po ashtu, pranë këtij termocentrali ishte krijuar zhurmë e cila është e padurueshme për banorët, kryesisht në orët e mbrëmjes. Gjatë tërë kësaj periudhe kemi reaguar dhe kemi kërkuar nga Korporata Energjetike e Kosovës të ofrojë të dhëna (raportojë) për gjendjen. Kemi kërkuar një raport të detajuar për TC A dhe TC B për datat e lartpërmendura, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe sot kemi pasur një situatë të ngjashme në qytetin e Obiliqit, ku ndotja e ajrit ka qenë jashtë të gjitha përmasave normale”, thuhet në reagim.

Exit mobile version