-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Mitrovicës së Veriut sistemon shitësit ambulantivë brenda hapësirave të tregut

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se ka sistemuar shitësit ambulantivë brenda hapësirave të tregut të këtij qyteti.

Kjo, sipas Komunës, ka ardhur me kërkesë të qytetarëve.

“Janë evidentuar shitësit të cilët aktivitetin e tyre e kanë realizu në trotuare me ç’rast përveç se kanë bërë shitjen e produkteve në rrethana jo adekuate, të njëjtit edhe kanë penguar lëvizjen e lirë duke vendos mallra në trotuare”.

“Vendosja e tyre brenda hapësirës së destinuar për shitje, do të mundësojë funksionimin më të mirë të tregut si dhe sigurohet që mallrat mos të ekspozohen në hapësira të papërshtatshme, dhe njëherësh edhe nuk pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve”, ka thënë komuna në një njoftim në Facebook.

Në njoftim janë falënderuar qytetarët për, siç thuhet,  bashkëpunimin e tyre me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore, “si dhe shitësit ambulantivë për mirëkuptimin e tyre ndaj këtij riorganizimi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img