2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Mitrovicës ndan gjysmë milionë euro nga buxheti, për dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngjarjet politike, sipas të dhënave të publikuara nga platforma për kontrollim të fakteve, hibrid.info.

“Kjo na tregon se prodhimi dhe publikimi i përmbajtjeve keqinformuese është bërë me qëllim të krijimit të një narrative dezinformuese”, thuhet në raportin e publikuar me të dhëna për muajt korrik-dhjetor të vitit 2022.

Për çka keqinformohen kosovarët më së shumti nga mediat?

Pothuajse 20 për qind e temave, për të cilat shpërndahet keqinformim në media, kanë të bëjnë me lajmet për pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe apo dialogun Kosovë – Serbi.

Veriu i prin me 12.3 për qind të lajmeve keqinformuese. Çështja e çmimeve është e dyta me 5.2 për qind e pasuar nga dialogu me 3.1 për qind.

Të dhënat e platformës hibrid.info – që është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve (IFCN) – tregojnë se qytetarët më së shumti janë keqinformuar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, raportet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ngjarjet dhe zhvillimet në komuna e rajone të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Keqinformimi lidhur me këto ngjarje dhe të tjera është evidentuar në disa forma: dezinformim, manipulim i fakteve, clickbait, përmbajtje e paevidentuar, gabim, teori konspirative, etj.

Cilat janë llojet e keqinformimit?

Dezinformimi është forma më e shpeshtë e keqinformimit në Kosovë, sipas të dhënave të platformës. Pasojnë “Clickbait” (lajme me titull karrem për lexim), përmbajtja e paverifikuar e lajmi i rremë.

Të dhënat e këtij raporti janë nxjerrë nga raportet mujore të hibrid.info për periudhën kohore korrik – dhjetor 2022. Ato janë grumbulluar nga stafi i platformës që monitoron në baza ditore artikujt me përmbajtje keqinformuese.

Të dhënat e hibrid.info tregojnë se “mediat e dyshimta” – siç janë cilësuar ato që nuk janë të regjistruara si entitete juridike apo nuk kanë të dhëna për aktivitetet e tyre – nuk janë të vetmet që shpërndajnë keqinformime.

Të dhënat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) tregojnë se gati gjysma e qytetarëve të Kosovës nuk i verifikojnë fare informatat që i marrin në rrjete sociale, përkundër që 85 për qind besojnë se portalet publikojnë nganjëherë lajme të rreme.

Për këtë arsye, përveç nevojës së profesionalizmit dhe respektimit të kodit etik gazetaresk nga mediat, Shkëlzen Osmani, themelues i platformës hibrid.info, ka thënë se është shumë e rëndësishme të përfshihet edukimi digjital dhe medial në edukimin shkollor.

“Kjo do t’i ndihmonte konsumuesit e përmbajtjeve digjitale që të zhvillojnë një gjykim kritik që nga moshat e reja. Rritja e gjykimit kritik dhe analitik i bën lexuesit që të jenë më të vëmendshëm në aspektin e përcaktimit të vërtetësisë së informacioneve që i lexojnë e, si rrjedhojë, edhe të bien më pak pre e keqinformimit”, ka thënë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Të dhënat e kompanisë Meta, të publikuara në fillim të vitit 2022, tregojnë se në Kosovë janë rreth 870 mijë përdorues të Facebookut.

Marrja e informatave të fundit lidhur me ngjarjet në vend është ndër arsyet kryesore që kosovarët e përdorin këtë platformë digjitale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI). /REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img