Site icon PrishtinaPress

Komuna e Mitrovicës miraton buxhetin për vitin 2024

Dje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës është aprovuar buxheti për vitin e ardhshëm.

Këtë lajm e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Mitrovicës, Bedri Hamza, në një postim të tij në Facebook.

Me këtë buxhet janë planifikuar realizimet e projekteve të rëndësishme për këtë qytet në infrastrukturën rrugore të disa lagjeve të qytetit dhe rregullimin e shtratit të lumenjve Ibër dhe Sitnicë.

Gjithashtu me këtë buxhet janë planifikuar edhe investime në arsim siç është ndërtimi i bibliotekës, Shkollës së Muzikës, kopshtit të fëmijëve në Shipol dhe tri të tjerëve në qytetin e Mitrovicës.

Në buxhetin komunal janë paraparë edhe investimet në shëndetësi me ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare si dhe rehabilitimin e ambulanteve ekzistuese, por edhe në kulturë , siç janë në Muze dhe Qendrën e Kulturës, transmeton Paparaci.

Në vazhdim mund ta lexon postimin e plotë të kryetarit z. Bedri Hamza.

“Të dashur qytetarë,

Sot është aprovuar buxheti për vitin 2024 i Komunës së Mitrovicës.

I falënderoj asamblistët pa dallim partiak për kontributin dhe konstruktivitetin e tyre.

Me këtë buxhet hapet rruga për realizimin e projekteve të rëndësishme në qytetin tonë, ndër të cilat janë: Rruga “Ali Zeneli”, rruga “Lah Nimani”, rruga e Shipolit, rrugë në Ilirdë, dhe projektet tjera rrugore në fshatrat e Mitrovicës.

Buxheti parasheh edhe rregullimin e shtratit për lumenjtë: Ibër dhe Sitnicë dhe dhjetëra projekte tjera kapitale.

Në arsim së shpejti fillojmë me: Ndërtimin e Bibliotekës, Shkollës së muzikës, përfundimi i çerdhes në Shipol dhe fillojmë me ndërtimin e 3 çerdheve për fëmijët në Mitrovicë. Do të vazhdojmë me pajisjen e shkollave me kabinete dhe të tjera investime.

Në shëndetësi, vazhdojmë me investimet në përmirësimin e shërbimit për qytetarin. Do të vazhdojë ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe ndërtimi i objektit të ri për ambulancën në Iliridë, rinovimi i ambulanteve dhe përkrahjen me barnat esenciale për qytetarët në nevojë!

Përkrahje për kulturë rini dhe sport, siç janë: Muzeu dhe Qendra e Kulturës, përkrahja financiare për klubet e sportit të Mitrovicës dhe të tjera.

Do të vazhdojmë me përkrahje të familjeve në asistencë sociale dhe projekte të tjera të cilat përmirësojnë jetën e qytetarit.

Të gjitha projektet e parapara në buxhet, së shpejti do të jenë publike në faqen e komunës.

I juaji

Bedriu”./Paparaci.com

Exit mobile version