Komuna e Mitrovicës dënon veprimin e këputjes së kabllos elektrike nga persona të papërgjegjshëm

89
Advertisement

Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë që nga nata e mbrëmshme, kjo si pasojë e këputjes  së kabllos kryesore të rrjetit elektrik të komunës.

Advertisement

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Mitrovicës thuhet se ky veprim është bërë me qëllim nga persona të papërgjegjshëm.

“Komuna e Mitrovicës iu bën apel partive politike që të ruajnë qetësinë dhe të mos rebelohen në këtë shkallë, ku me qëllime të caktuara keqdashëse bëjnë veprime të tilla siç kanë këputur kabllon kryesore të komunës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Po ashtu Komuna e Mitrovicës kërkon edhe nga qytetarët që të mos bien pre e këtyre grackave dhe provokimeve, dhe i bën thirrje organeve të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë që të kryejnë punën e tyre me nder në përputhje me ligjet në fuqi.

“Komuna e Mitrovicës si institucion lokal prioritet kryesor të saj e ka ofrimin e shërbimeve komunale për të gjithë qytetarët pa dallime politike apo etnike”, thuhet në njoftim.

PostAdssFotoja e reklamës