1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Mitrovicës angazhon 46 punëtorë me kontrata mbi vepër pa procedurë rekrutimi

Zyra e Auditorit ka gjetur disa shkelje në Komunën e Mitrovicës sa i përket marrëveshjeve kontraktuale dhe angazhimit të stafit në afate të caktuara.

Sipas një raporti të publikuar, Komuna kishte angazhuar 46 punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta.

Këtë numër të madh të punonjësve me MSHV është bërë duke mos aplikuar procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit ashtu siç parashihet me Ligjin për Shërbim Civil.

Për me tepër, në tri raste të angazhuarit me marrëveshje për shërbime të veçanta ishin për pozita të rregullta dhe nuk kishin të bënin me punë specifike, transmeton Indeksonline.

Mos aplikimi i procedurave të thjeshtësuara të rekrutrimit ishte si pasojë e moszbatimit të kërkesave ligjore nga komuna.

Sipas ZKA-së, mungesa e konkurrencës së mirëfilltë, rritë rrezikun që të angazhohen personat jo kompetent për pozitat përkatëse.

Ndërsa, mbulimi i pozitave të rëndësishme me marrëveshje të përkohshme, rezulton me performancë dhe monitorim të dobët të stafit dhe rritë pasigurinë nëse ne pozitat e tilla është angazhuar stafi adekuat.

“Kryetari, duhet të sigurojë një plan të arsyeshëm për punët që ndërlidhen me shërbimet me marrëveshje të veçanta. Po ashtu, nevojat shtesë për punëtorë me pozita të rregullta, t’i trajtoj me organet përkatëse dhe të gjendet zgjidhja e pranuar, të parashikohen me rastin e planifikimeve buxhetore. Po ashtu, në rast të punësuarve me marrëveshje dhe shërbime të veçanta të aplikojë procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit ashtu siç parashihet me aktet e përcaktuara ligjore”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Edhe në Komunat e tjera numri i të punësuarve me kontrata mbi vepër është i lartë.

Në Malishevë, 53 persona ishin të punësuar me këto llojë kontratash, duke mos procedurë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img