Site icon PrishtinaPress

Komuna e Leposaviqit liron rrugën e bllokuar për bartjen e nxënësve me aftësi të kufizuara

Shqipe Latifi, shefe e kabinetit të kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, njoftoi se gjatë ditës së djeshme kanë pranuar një kërkesë nga banorët lokalë që të lejojnë qarkullimin e automjeteve që bartin nxënësit me aftësi të kufizuara nëpër rrugën që deri tani ka qenë e bllokuar për qarkullim.

Me anë të një postimi në Facebook, ku edhe ngarkoi pamje të rrugës në fjalë, Hetemi falënderon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in që siç tha, kanë asistuar në hapjen e rrugës jo vetëm për këtë kategori, por në lirimin për qarkullim për të gjithë qytetarët e Komunës së Leposaviqit.

 

 

Exit mobile version