8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Kamenicës lëshon dokument me logo të Komunës së Prishtinës

“Gabimi i datës 4 maj është rregulluar” Një shkresë të cilën Komuna e Kamenicës ia ka drejtuar Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës mban logon dhe shënimet e Komunës së Prishtinës. Kallxo.com ka siguruar këtë shkresë, e cila është hartuar nga drejtoresha e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Arta Gashi. Shkresa, e vulosur nga drejtoresha Gashi, në krye të saj mban logon dhe shënimet e Komunës së Prishtinës, ndërkohë që është e vulosur me vulën e Komunës së Kamenicës. Kallxo.com ka kontaktuar drejtoreshën Arta Gashi lidhur me këtë rast.

Ajo tha se “gabimi” i datës 4 maj është rregulluar përmes lëshimit të një dokumenti tjetër. “E kemi lëshuar dokumentin tjetër menjëherë të premten dhe e kemi lëshuar një dokument tjetër të hënën ku iu është kërkuar falje palës për lëshimin që e kemi bërë. E kemi marrë si shembull, të themi, draft-dokument, për plotësim — se si bëhet plotësimi i lëndës”, tha ajo.

Gashi po ashtu shpjegoi se në dokumentin e ri të nxjerrë nga Drejtoria e Urbanizmit, i është kërkuar falje Këshillit të Bashkësisë Islame dhe i është kërkuar po i njëjti dokumentacion si në shkresën e mëhershme.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img