0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Hanit të Elezit blen telefon rreth 1 mijë euro për nevoja të aktiviteteve e incizim të seancave

Komuna e Hanit të Elezit ka nënshkruar kontratë në vlerë 999.50 euro për blerjen e një telefoni mobil.

Sipas të dhënave në Komisionin Rregullativ të Prokurimit telefoni do përdoret për nevoja të aktiviteteve komunale dhe incizim të seancave të Kuvendit Komunal.

Përfitues i këtij tenderi është operatori ekonomik ‘Sevxhane Vila B.I..’

Në përshkrimin e kontratës është bërë e ditur se telefoni duhet të jetë i papërdorur dhe të ketë garancion së paku 12 muaj prej kur pranohet furnizmi si dhe të jetë i shoqëruar me mbushës (adapter).

Tutje, në detaje të kontratës potencohet se telefoni duhet të jetë me sistem operativ IOS ose Android.

Njoftimi për këtë kontratë është hapur më 3  janar derisa, nënshkrimi është bërë më 27 shkurt 2023.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img