1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Drenasit padit qytetarin: Gënjeu se vëllai i është prekur me COVID-19 dhe përhapi panik

Komuna e Drenasit ka ushtruar padi për shpifje pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj një qytetari për të cilin thonë se ka përhapur dezinformata në kohë pandemie.

Sipas komunës, i njëjti qytetar ka përhapur informacione të pa vërteta e tendencioze, se kinse i vëllai ka rezultuar pozitiv me covid-19 dhe se nuk i është ofruar ndihma shëndetësore.

Komuna thotë se një njoftim i tillë ka përhapur panik te qytetarët e Drenasit.

Komuna e Drenasit thotë se ata janë duke punuar në mënyrë intensive në terren dhe po ndjekin protokollet e institucioneve shëndetësore edhe për rastet e prekura me COVID-19.

Komuna shton më tej se emir vëllait të personit që tashmë është paditur nuk figuron në listat zyrtare që ata kanë pranuar nga IKSHP si person i prekur me COVID-19.

“Për të gjitha rastet për të cilat njoftohemi nga IKShP-ja, vizitohen dhe kontaktohen nga ekipet mjekësore si dhe nga Ekipet e Policisë në Drenas. Sa i përket ndihmës nga ana e komunës, ju kemi ndihmuar të gjitha rasteve që janë paraqitur përmes administratoreve, prandaj rasti tillë nuk ka adresuar nevojë për ndihmë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Komuna e Drenasit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img