1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

“Komplimente për dukjen” këshilltarja e Presidentes dhe deputetja e VV’së i gjuhen Eliza Hoxhës

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka reaguar ndaj një postimi të koleges së saj nga PDK-ja, Eliza Hoxha, e cila në kritikën e saj për një vit mandat të presidentes Vjosa Osmani, në fund e komplimenton atë për dukjen.

“Ma shumë e kam dëgju duke folë për Ukrainën së fundi sesa tan vitin për Kosovën. Një gjë duhet ta pranojmë – komplimenta për dukjen!”, kishte shkruar ndër të tjera Hoxha. 

Ndërkaq, deputetja e Vetëvendosjes thotë se s’duhet komentuar pamja e grave, duke shtuar se një gjë e tillë i dëmton të gjitha, përfshirë edhe gratë në politikë. 

Ajo këtu përmendi edhe rastin e deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati, i cili e pati ofenduar Osmanin për pamje. 

“Në vitin e kaluar menduam që u mbyll cikli i gabimeve pas reagimit të një deputeti që shau presidenten për dukje. Aq shumë njerëz racionalë u shprehën kundër dhe e dënuan gjuhën e tij sa mendon që kjo do të jetë hera e fundit që dikush merret me këtë aspekt. Dhe prapë peshorja aktivizohet herë në njërën anë herë në tjetrën. Asnjëherë gratë aty nuk janë tamam. Sa e sa herë është argumentuar se komentimi i pamjes për gratë, përfshirë ato në politikë i dëmton të gjitha gratë.  Dëshira ime është që asnjë grua, asnjë deputete të mos shprehet kështu dhe as të mos mendojë në këtë formë të dëmshme e paragjykuese”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

Për të njëjtën deklaratë të deputetes Eliza Hoxha, sot më herët reagoi edhe këshilltarja e Osmanit, Donjeta Miftari, e cila për dallim nga Hoxha në fillim renditi disa lëvdata e më pas tha se “përpjekja për të reduktuar fuqinë e Presidentes në pamjen e saj është trishtuese dhe indikator i infantilitetit” në politikën e vendit. 

“Është për keqardhje qasja seksiste në shoqërinë tonë dhe fakti që e njëjta amplifikohet tutje nga disa gra në politikë. Për fund, nëse dikush ka pikëpamje për qëndrimet politike të Presidentes, jemi me fat që jetojmë në një demokraci të hapur ku këto mendime mund të shprehen publikisht”, ka shkruar Miftari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img