Kampionati Botëror “Katari 2022”, po afron dhe sot më 1 prill nga ora 18:00 është mbajtur shorti.
Gara më e madhe në botë në futboll fillon më 21 nëntor, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.
Nuk kanë munguar grupet e forta të dala nga shortit, ku spikat grupi ku është Zvicra, pasi do të përballet me Serbinë, Brazilin dhe Kamerunin.
Kjo do të jetë hera e dytë që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë kundër Serbisë, pasi fitores 2-1 në Rusi para katër vitesh.
Më poshtë gjithçka çfarë ndodhi në short, minutë pas minute.