Liga e Kombeve vazhdoi edhe këtë të hënë me ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së gjashtë dhe të fundit në fazën e grupeve.
Grupi 3 në Ligën A u kompletua pas ndeshjeve të zhvilluara sonte.
Italia shënoi fitore si mysafire e Hungarisë dhe e rrëmbeu pozitën e parë në këtë grup, pozitë e cila mbahej nga hungarezët deri para kësaj ndeshje.
Kësisoj, Italia e siguroi kalimin për në finalet ose fazën e “Play-Off”-it në Ligën e Kombeve – teksa Hungaria, bashkë me Gjermaninë, që renditen në pozitat dy dhe tre, do të jenë edhe në edicionin e ardhshëm pjesë e Ligës A. Nga ky grup ka rënë Anglia.
Grupi 3 u kompletua në Ligën B. Bosnje dhe Hercegovina pësoi humbje nga Rumania, por boshnjakët që e kishin siguruar pozitën e parë në grup, në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A. Finlanda dhe Mali i Zi siguruan qëndrimin në Ligën B, teksa Rumania ka rënë në Ligën C.
Grupi 4 u kompletua në Ligën C. Gjeorgjia shënoi edhe sonte fitore, duke u konfirmuar si e para në grup – rrjedhimisht ka siguruar edhe ngjitjen në Ligën B. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, kombëtaret nga pozitat dy dhe tre, siguruan qëndrimin në këtë ligë – kurse, Gjibraltari që renditet i fundit, do të luajë në “Play-Out”, aty ku mund të sigurojë qëndrimin në Ligën B, ose në të kundërtën të bie në Ligën D.
Edhe Grupi 2 në Ligën D u kompletua gjithashtu sonte, me Estoninë që shënoi fitore në udhëtim te San Marino.
Estonezët, si të parët e këtij grupi, kanë siguruar promovimin në Ligën C.
Rezultatet nga ndeshjet e zhvilluar këtë të hënë:
Rezultatet dhe detajet nga ndeshjet e zhvilluara mbrëmë, mund t’i mësoni në linkun e mëposhtëm: