1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kompanitë e sigurimeve në 6 muajt e parë 2019 paguan 22 milionë euro dëme

Në kuadër aktiviteteve për të shënuar Ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, Policia e Kosovës gjatë ditës sotme ka realizuar një prezantim mbi sigurinë në trafikun rrugor.

Me këtë rast, u kërkua vetëdijesim më i madh i qytetarëve në trafik, sigurim të automjeteve dhe ngritje të sigurisë rrugore në një agjendë më të lartë.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, nënkoloneli Jeton Rexhepi shprehu nevojën për një edukim dhe vetëdijesim më të madh të qytetarëve për trafikun rrugor.

Teksa tregoi disa nga statistikat e policisë për aksidentet në trafik, ku sipas tij gjendja sa i përket aksidenteve fatale në Prishtinë në periudhën janar-shtator 2019 është më e mirë se ajo e vitit paraprak.

“Për pjesën janar-shtator të këtij viti mund të themi se është një gjendje pak më e mirë sa i përket personave të vdekur. Kemi një person më pak, kemi 136 aksidente me lëndime më pak. Janë 513 persona të lënduar më pak që konsiderojmë se është një aktivitet i angazhimeve policore pozitive”, tha nënkoloneli Rexhepi.

Nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës, Fejzullah Mustafa tha se siguria rrugore duhet vendoset në një agjendë më të lartë se sa është tani, por për të realizuar këtë nevojitet dhe buxhet.

“Kërkohet nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtare qoftë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara nga BE që siguria rrugore të vendoset në një agjendë më të lartë se sa është tani”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shoqatës së Sigurimeve në Kosovë, Sami Mazreku teksa tregoi qëllimet e punës tyre, tha se shqetësimi kryesor i tyre është numri i madh i automjeteve të pasiguruara.

“Nga 2001 deri në vitin 2018, komplet sektori ka paguar 400 milionë euro dëme nga sigurimet, këtu bëjnë pjesë edhe pjesa e dëmeve të pa siguruara që ka paguar sektori, të cilat janë barrë për kompanitë e sigurimeve… Vetëm gjashtëmujori i parë i vitit 2019 kompanitë e sigurimeve kanë paguar 22 milionë euro dëme, e që është një rritje prej 5.8 për qind krahasuar me vitin paraprak”, u shpreh Mazreku.

Këtë aktivitet Policia e Kosovës e ka realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Këshilli i Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, me qëllim të shënimit të Ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, e cila këtë vit shënohet më datën 17 nëntor 2019. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img