0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kompania që vitin e kaluar e “shpalli” Kurtin kryeministër, VV-në sot e nxjerri partinë e parë

Lëvizja Vetëvendosje e ka nis sot ditën me publikimin e sondazhit të brendshëm që sipas tyre i nxjerrë partinë e parë në vend me 26 për qind nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash.

Sipas këtij sondazhi të realizuar nga kompania UBO Consulting, partia e dytë ka dalë PDK-ja me 23 për qind, kurse LDK-ja renditet në vendin e tretë me 20 për qind.

Pas LDK-së vije AAK-ja me 14 për qind, AKR-ja me 5, Nisma me 3, e kështu me radhë, raporton lajmi.net.

Ky sondazh ka ngjallur reagime të shumta të të gjitha partive që janë renditur pas VV-së. PDK, LDK, AAK, Nisma e kanë quajtur të pasaktë sondazhin, duke thënë se VV-ja po ia bënë qefin vetës.

Ajo që është dyshuese në këtë drejtim ka të bëjë me faktin se edhe këtë sondazh, sikur atë të shtatorit të vitit të kaluar e ka bërë UBO Consulting.

Në shtatorin e vitit të kaluar në publik pati dalur një sondazh nga kjo kompani, për të cilën më pas u tha se ishte paguar nga Lëvizja Vetëvendosje mbi 1600 euro, ku VV-në e renditke në vendin e dytë, shumë afër PDK-së, derisa Albin Kurtin të preferuarin për kryeministër.

Në atë sondazh thuhej se 24.1 % e qytetarëve kanë thënë se do të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq 23.3 % e tyre, kanë thënë se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, kurse LDK-ja ka dalë e treta me 19.7 për qind.

Më pas u raportua se në regjistrin e bizneseve të Ministrisë së Tregtisë shfaqej një kompani me këtë emër, pra “Ubo Consulting’, por e njëjta del të jetë regjistruar në vitin 2002. E për çudi, kompania figuron si jo aktive: “Biznesi është shuar” thuhej në njoftimin fillestar në profilin e kësaj kompanie në regjistër të bizneseve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img