Site icon PrishtinaPress

Kompania kosovare, me “Formon Core” fiton çmimin GOLD në “A’Award Design”

“Formon” prodhuesi i pare rajonal i Desktop 3D Printerëve, është shpallur fitues i çmimit prestigjioz “A Design Award Gold Winner” të mbajtur në Como të Italisë.

Edicioni i fundit i garës internacionale “A’Design Award & Competition” që mbahet çdo vit në Itali edhe kësaj radhe solli prodhues nga shume vende të botës me produkte të ndryshme, laureat i kësaj gare në kategorinë e produkteve elektronike për përdorim shtëpiak dhe zyre u shpall printeri 3D “Formon Core” produkt ky i dizajnuar dhe zhvilluar në Kosove nga kompania Formon, raporton Koha.net.

“Ne jemi shumë krenar që produkti ynë është zgjedhur fitues. Urojmë që ky çmim të jetë shtytje për ne si kompani dhe gjenerata e reja, që të shfrytëzojnë talentin e tyre për të promovuar vlerat tona mbarëkombëtare”, deklaroi Rron Cena, drejtor i kompanisë.

Formon është e themeluar në mars 2015 dhe është prodhuesi i parë rajonal i produkteve harduerike në fushën e industrisë 3D.

Qëllimi kryesor i Formon është të ndërtojë mjete më të thjeshta që e bëjnë procesin krijues sa më të lehtë dhe më të thjeshtë për të gjithë.

Detajet e këtij printeri mund t’i gjeni KËTU.

Exit mobile version