Një kompani holandeze ka prodhuar testin e ri të coronavirusit që mund të japë rezultatet brenda 15 minutave, që funksionon ngjashëm sikurse testet e shtatzënisë.
Testi i prodhuar në Kinë, detekton antitrupat që sinjalizojnë se trupi është duke luftuar me infeksionin vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.
Ai nuk mund të zbulojë virusin në fazën e hershme, por mund të tregojë nëse dikush është shumë afër “pushtimit” nga virusi pa ndjerë as edhe një simptomë.
Kjo kompani e vogël ka njoftuar se është e hapur për bisedime, për të arritur një marrëveshje me qeveritë për t’i furnizuar me këto teste.
Drejtori ekzekutiv Robert Das ka bërë të ditur se ky test i detektimit të shpejtë është një “nevojë” për të parandaluar pandeminë globale, derisa numri aktual i të prekurve në mbarë botën ka shkuar në mbi 400 mijë. /Telegrafi/