7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kompania e re e Musk do të eksplorojë hapësirën dhe do të punojë me Twitter dhe Tesla

Elon Musk të premten tha se qëllimi i kompanisë së tij të re të inteligjencës artificiale, xAI, do të jetë “kuptimi i universit”.

Në një audio bisedë prej 90 minutash në “Twitter Spaces”, miliarderi diskutoi për herë të parë vizionin e tij për xAI duke u futur në tema të tilla si evolucioni i Tokës dhe brishtësia e qytetërimit.

Në kërkim të thellimit të të kuptuarit të universit, Musk bëri shaka se deklarata e misionit të xAI do të ishte “çfarë dreqin po ndodh me të vërtet?”, shkruan Reuters.

Musk njoftoi formimin e xAI gjatë së mërkurës pasi hodhi akuza mbi kompanitë si OpenAI dhe Google, duke thënë se ato e kanë zhvilluar teknologjinë pa marrë në konsideratë rreziqet ndaj njerëzimit.

Ai tha se xAI do të kërkonte të ndërtonte një “AGI të mirë”, si një alternativë ndaj Microsoft, Google dhe OpenAI.

“AGI” është inteligjenca e përgjithshme artificiale dhe i referohet inteligjencës artificiale e cila mund të zgjidhë problemet si një njeri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img