1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kompania e derivateve jep detaje për vdekjen e 22-vjeçarit në vendin e punës

Gjatë ditës së djeshme një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës.

22-vjeçari Krenar Jemini nga Mushtishti i Suharekës gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, kishte konfirmuar se i ndjeri kishte qenë duke punuar në kompaninë e derivateve “Lab Oil” në Prishtinë, dhe ka humbur jetën gjatë kohës sa ishte duke i pastruar rezervuarët e derivateve.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vet kompania “Lab Oil”, ku ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i plotë:

Kompania Lab-Oil nga Prishtina njofton opinionin publik se më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997).

I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Kompania Lab-Oil me anë të kësaj komunikate dëshiron që të bëjë me dije për opinionin se kjo është e vërteta e ngjarjes tragjike që ka ndodhur në kompaninë tonë.

Familjes së ish-punëtorit tonë, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta!.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img