2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kompania “Bilfinger” e propozuar nga qeveria Kurti e lidhur me gazin rus dhe u kërcenua nga Amerika për sanksione

Ditëve të fundit temë diksutimi në vend është bërë zgjidhja e problemit të enërgjisë elektrike në Kosobë, ku si ide është menduar futja e e projektit të rehabilitimit të “Kosovës A” nga kompania gjermane “Bilfinger”.

Por, nje hulumtim i Gazetës NewBorn rreth “Bilifinger” dhe lidhjet e saj me gaz – promin rus japin një tronditje rreth kësaj kompania. Perveç asaj që kjo kompani kishte kontrata me gaz- promin rus, kjo kompani ishte kërcenuar për tu futur në list të zezë nga Amerika shkruan Gazeta Newborn.

Në janar të vitit 2021 kompania “Bilifinger” është tërhequr projekti në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”

Kompania gjermane Bilfinger kishte marrë kërcenime nga SHBA që të tërhiqet nga projekti Nord Stream 2″ sepse Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi vendosjen e sanksioneve kundër anijes Fortuna, e cila është e përfshirë në ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2, dhe pronarit të saj, kompanisë KBT-Rus.

Bilfinger ishte kontraktuar për të zhvilluar, shpërndarë dhe operuar sisteme të kontrollit dhe sigurisë së procesit për tubacionin e diskutueshëm, si dhe furnizimin e një njësie të prodhimit të ngrohjes me gaz – promit rusë.

Por më herët, sipas gazetës gjermane “Bilder” tha se “Bilfinger SE” kishin nënshkruar disa kontrata me vlerë 15 milionë euro me “Nord Stream 2AG”, operatori i projektit, veçanërisht “për zhvillimin, furnizimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë”, si dhe për furnizimin e një gjenerimi të nxehtësisë.

Projekti “Nord Stream 2” parashikon ndërtimin e dy vargjeve të tubacioneve me një kapacitet total prej 55 miliardë metra kub në vit nga brigjet e Rusisë përmes Detit Baltik në Gjermani. Deri më sot, janë hedhur më shumë se 2,300 km të gazsjellësit Nord Stream 2 (nga afërsisht 2,460 km), ose 94% e gjatësisë totale të tubacionit të gazit.

Ndërtimi i tubacionit u pezullua në dhjetor 2019 pasi Allseas e Zvicrës ndaloi shtrimin e tubacioneve për shkak të sanksioneve të mundshme të SHBA. Në dhjetor 2020, operatori i projektit Nord Stream 2 AG rifilloi shtrimin e tubacioneve, duke ndërtuar një tubacion 2.6 km në zonën ekskluzive ekonomike gjermane duke përdorur maune ruse për vendosjen e tubacioneve Fortuna. Gazprom pret në vënien në punë të Nord Stream 2 brenda një afati të arsyeshëm kohor. Holding vëren se Nord Stream 2 mbetet një nga projektet e saj prioritare të investimeve në 2021.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img