1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Komisionit për Matjen e Territorit i dërgohen ende materiale për shqyrtim

Hamit Basholli, ish drejtor i Kadastrit të Kosovës, ka thënë se ai bashkë me disa ekspertë të tjerë i kanë dorëzuar disa materiale Komisionit për Matjen e Territorit.

Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Basholli është shprehur se komisioni nuk ka njohuri të mjaftueshme për konstatimin që ka dhënë të martën, duke deklaruar se Kosova nuk humbë territori në Demarkacionin me Malin e Zi.

“Si profesionist i fushës kam përcjellë punën e komisionit dhe nga përvoja ime, del se komisioni nuk ka njohuri se si ka ardhur deri te ky rezultat që ka prezantuar dje. Ne kemi paraqitur pranë tyre metoda të tjera të matjes së territorit, të cilat ata s’i kanë ditur. Komisioni nuk i ka shfrytëzuar hartat kadastrale por vetëm hartat topografike. Kufiri i hartave topografike dallon nga kufiri i mbuluar kadastral”.

“Nga informatat që ia dhamë komisionit, ata premtuan se do të merren me analizimin e materialeve që ua prezantuam ne”, ka thënë Basholli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img