8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Komisionit Evropian: Ratifikimi i demarkacionit, vendimtar drejt heqjes së vizave

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisioneri për siguri, Dimitris Avramopulos dhe komisioneri për politikë evropiane dhe Zgjerim, Johanes Hahn kanë lështuar një deklaratë të përbashkët në emër të Komisionit Evropian.

Në këtë deklaratë thuhet se ratifikimi i demarkacionit është një arritje e madhe për Kosovën, dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi paraqet një arritje të madhe, një progress, në frymën e raporteve të mira fqinjësor, dhe për Strategjinë e Komisionit për Ballkanin. Ratifikimi do të thotë përmbushje e njërit prej kritereve kryesore për heqjen e vizave të Kosovës. Siç tha edhe Juncker gjatë vizitës në Kosovë, është hap vendimtar në heqjen e vizavve, nga e cila do të përfitojnë njerëzit”, thuhet në deklaratë.

Në këtë deklaratë të përbashkët thuhet gjithashtu se Kosova po vazhdon edhe me luftën kundër korrupsionit.

“Në vitin 2016 Komisioni Evropian i propozoi Këshillit dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, me kushtin se Kosova duhet ta ratifikojë demarkacionit dh eta luftojë korrupsionin. Kosova gjithashtu sipas proceseverbaleve duhet të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në bazë të informacioneve të fundit”, thuhet tutje.

“Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë ta vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës”, përfundon deklarata e përbashkët e Komisionit Evropian.

Demarkacioni u ratifikua sot me 80 vota pro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img