KQZ-ja ka nisur fushatën informuese për shërbimin “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit në komunën tuaj”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët se ky Institucion ofron mundësinë që qytetarët të mësojnë dhe ndërrojnë qendrën e votimit, edhe jashtë periudhës së zgjedhjeve
“Kemi kënaqësinë që të ju informoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga tash e tutje ju mundëson që të mësoni qendrën tuaj të votimit dhe ta ndërroni atë edhe kur nuk ka zgjedhje”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ-ja ka përfunduar duke u bërë thirrje qytetarëve që mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse nuk iu përshtatet ata kanë mundësi për ta ndërruar atë.