Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka formuar grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha tha se grupin punues do ta udhëheq deputetja e VV-së Shqipe Selimi ndërsa anëtarë do të jenë deputetët: Enver Dugolli, Anton Quni dhe Hisen Berisha.
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli tha se Komisioni ka arritur që ta përmbush planin e punës në sesionin vjeshtor.
Përderisa deputeti i PDK-së, Hisen Berisha kërkoi që ekipi të jap mendime se i përket ndryshimeve në këto tri projektligje.
“Unë mendoj që është mirë me krijuar një ekip që të jep mendime pastaj i trajtojmë në Komision. Edhe nëse i trajtojmë ligjet si grup i ndarë pak rëndësi ka, por grup ecim në mënyrë më efektive”.
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se këto ligje janë të ndërlidhura dhe duhet të trajtohet njëkohësisht.
Deputeti Erxhan Galushi nga grupi 6+, foli për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovë dhe kërkoi që Policia të marrë masa, raporton EO.
“Kërkoj nga Policia që të hetojë këtë rast në Fushë-Kosovë ku një vajzë nga komuniteti romë është ngacmuar nga një djalosh ku bëhet fjalë për ngacmim seksual. Kërkoj nga Policia të identifikojë këto raste”./Prishtinapress/