4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni nga sot nëpër komisione

Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbaj mbledhjen e saj sot në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, si një prej kushteve për vazhdimin e udhëtimit drejt BE-së, është nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015.
Por, ndërsa nga opinioni malazias lajmi për këtë është mirëpritur, në Kosovë ka shkaktuar shqetësime shtesë, si një tkurrje e re e territorit të Republikës, padrejtësi e radhës.
Banorët e kësaj ane thonë se nuk kanë tokë t\’i falin askujt, derisa kërkojnë nga kuvendi i Kosovës që urgjentisht të merren masa në këtë drejtim që të mos lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre, ata thonë se ka 15 vjet që policia malazeze nuk i lejon të dalin për t\’i punuar tokat e tyre.
Banorët kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës, Komisionit Shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që urgjentisht të merren masa në ketë drejtim që të mos lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre, ngase shumë hektarë të zonës së Rugovës e Komunës së Istogut do të aneksohen në mënyrë paqësore nga Mali i Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img