1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni për Planifikim Strategjik diskuton për përgatitje për financim të projekteve infrastrukturore

Ditën e sotme u mbajt takimi i dymbëdhjetë i Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilin krahas kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, si dhe ministra, zëvendësministra, anëtarë të kabineteve qeveritare, si dhe drejtues të zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive të linjës.

Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua rreth përgatitjeve për financim të projekteve infrastrukturore të vendit, nga fondet e BE-së dhe të partnerëve të tjerë zhvillimorë.

Me këtë rast, Kurti theksoi se gjatë tri vjetëve të fundit kemi aplikuar me sukses me shumë projekte infrastrukturore për financim, përderisa planifikimi i mirë dhe hartimi i listës prioritare, tani merr rëndësi edhe më të madhe, në kontekst të Planit të Rritjes së BE-së, nga i cili Kosova pritet të përfitojë afro 1 miliard euro. Ai përmendi edhe aplikimet e Kosovës të miratuara përgjatë kësaj periudhe nga Bordi Operacional i WBIF, duke mundësuar përfitimin e granteve në vlerën totale prej 57.6 milionë euro, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

“Javën e kaluar patëm takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku diskutuam edhe për Agjendën e Reformave, një dokument kryesor për detyrimet e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Kryerja e reformave në të gjithë sektorët dhe fushat, që matet me treguesit e Agjendës së Reformave, është e lidhur drejtpërdrejt me vëllimin e përfitimit të fondeve të Planit të Rritjes që realizohen përmes WBIF”, u shpreh Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img