Grupi punues i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga Besnik Tahiri, pas më shumë se një vit pune, diskutime, analiza, vizita, përfundoi draftimin e Kodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky kod do të adresojë sjelljen e deputetëve, gjuhën joparlamentare, veshjet zyrtare dhe veprimet tjera të ndaluara.
“Një sjellje me etikë, është detyrim i secilit deputet për të promovuar vlera të larta qytetare. Me këtë rast, anëtarët e Grupit punues të Komisionit për Legjislacion falënderuan anëtarët e komisionit homolog nga Shqipëria për bashkëpunimin përmbajtësor në këtë proces, si dhe Institutin Demokrat Kombëtar (NDI), për mbështetjen e vazhdueshme për draftimin e këtij dokumenti”, thuhet në njoftim.