Në Komisionin për Buxhet dhe Financa sot është shqyrtuar Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk ka kosto buxhetore dhe duhet përkrahur ky projektligj.
Po ashtu edhe projektligji nr.06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.05/L-034, dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit është përkrahur nga Komisioni për Buxhet meqë edhe ky projektligj nuk ka kosto financiare. Këto dy projektligje parashihen të shqyrtohen në seancën e sotme të pasdites, meqë është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.