4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni miraton ndryshimin e ligjit, parasheh shkarkimin e këtij bordi

Komisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për minerale dhe minerale i cili është proceduar për shqyrtim në Kuvend.

Ky plotësim-ndryshim me propozim të anëtares së Komisionit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjë (LVV), Mimoza Kusari Lila ka ndodhur për t’i ikur kontesteve administrative në gjykatë administrative pas shkarkimit të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Kusari-Lila ka thënë se me këtë ndryshim i vetmi institucion për ankimim lidhur me shkarkimin e Bordit, mbetet Gjykata Kushtetuese.

“Ne kemi proceduar me plotësim ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale për arsye se në raport me të gjitha agjencitë tjera rregullative që i raportojnë Kuvendit ka dy nene në këtë projektligj në të cilin procedura e shkarkimit të Bordit parasheh edhe kontestin administrative në gjykatë administrative, përkundrejt faktit se në të gjitha institucionet tjera është e rregulluar qartë në momentin dhe shkarkohen nga Kuvendi i vetmi organ më i lartë se Kuvendi se ku mund të procedohen ankimimet e personave të emëruar dhe shkarkuar është Gjykata Kushtetuese”, është shprehur Kusari-Lila.

Sipas saj kjo dispozitë është në kundërshti edhe me vetë konceptin e Republikës Parlamentare në të cilën Kuvendi është organi më i lartë legjislativ.

Kryetari i këtij Komisioni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala u shpreh se plotësim ndryshimi i Ligjit për miniera dhe minerale nuk duhet të shkojë me procedura të shpejta.

“Është nismë e juaja dhe ne për këtë i kemi rezervat tona. Plotësim ndryshimi i ligjit me procedurë të shpejtë të Ligjit të minierave me vetëm një qëllim, do të thotë ndryshimin e dy pikave që kanë drejtpërdrejtë të bëjnë me procedurat e shkarkimit dhe emërimit të bordeve nuk besoj që duhet të shkoj në këtë procedurë“, ka theksuar ai.

Bashkëpartiaku i Shalës, Abelard Tahiri, ka pyetur se a po bëhet ky plotësim-ndryshim pikërisht për shkarkimin e bordit aktual.

“Kam frikë se po hyjmë në një rrugë e cila do të jetë edhe më e vështirë se sa ajo që e thatë sepse po flasim për parimin e të drejtave të fituara, këta persona janë zgjedhur me një Ligj që ka qenë në fuqi dhe këto ndryshime kanë frikën se prapë do të na fusin në një rrugë në një proces gjyqësor që kam frikën se mund t’iu jap të drejtë këtyre personave që janë në kuadër të këtij Bordit sepse këta njerëz I kanë këto të drejta të fituara në bazë të këtij ligji që është në fuqi”, ka deklaruar Tahiri.

Më pas Kusari-Lila tha se nëse nuk ndodhë ndryshimi, mund të ketë vakum apo bllokim komplet të institucionit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në situatën kur të njëjtit nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre.

“E kemi parë që proceduarlisht mund të ballafaqohemi me vakum apo bllokim komplet të institucionit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në situatën kur të njëjtit nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre do të paguhen 100% derisa Kuvendi bllokohet gjegjësisht qeveria të propozoj e Kuvendi të votoj anëtar të rinj të Bordit dhe është i vetmi institucion rregullativ në Kosovë që e parasheh këtë procedurë… Ka dal që është i vetmi agjencion që me ligj parashihet atakim në gjykatë administrative dhe pastaj bllokimi i çdo procesi për çfarëdo veprimi tjetër të Kuvendit“, ka thënë Kusari-Lila.

Edhe deputeti Pak Lekaj, ka thënë se nëse bëhet praktikë që të bëhen këto ndryshime me procedura të përshpejtuara vetëm për një çështje të caktuar, kjo çon proceset në qorr sokak që nuk i kontribuon të drejtës së atyre që janë zgjedhur me ligjet paraprake.

Komisioni për Ekonomi në muajin e kaluar ka marrë vendim që në Kuvend të procedohet shkarkimi i Bordit të KPMM-së. Megjithëse në Kuvendin e Kosovës ka qenë si pikë e rendit të ditës, shkarkimi i këtij bordi me propozim të Vetëvendosjes është hequr nga rendi i ditës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img