Site icon PrishtinaPress

Komisioni i Venedikut do të japë opinion për Projektligjin për tubime publike

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar letër nga Presidenti i Komisionit të Venedikut për pranueshmërinë e kërkesës për opinion për Projektligjin për tubimet publike.

Me këtë ligj rregullohet e drejta për tubime publike, e drejta e fjalës së lirë në tubime publike, protesta, manifestime publike, koha dhe mënyra e lajmërimit apo ndalimit të tubimeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve.

Duke vlerësuar se liria e tubimeve publike është një nga të drejtat themelore të njeriut, sipas konventave ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin vendor në fuqi, kryeministri e ka vlerësuar nevojën e opinionit nga Komisioni i Venedikut për këtë projektligj.

Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të formojnë grup punues për adresimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, me qëllim që Projektligji për tubimet publike të jetë në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

Exit mobile version