13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni i Venecias miraton ndryshimet në Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Haxhiu jep detaje!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Komisioni i Venecias të shtunën ka miratuar ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu përmes një videoje që publikojë në rrejte sociale, direkt nga qyteti i Venecias, ka thënë se raportuesit për Kosovën theksuan në Komision se Projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Kosovë.

“Në seancën e 133-të të Komisionit të Venecias të mbajtur sot në Venecia, prezantova ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar hartuar nga Grupi Punues i Komisionit për Legjislacion, në linjë me rekomandimet e Komisionin e Venecias. Pas prezantimit dhe diskutimit, Komisioni i Venecias ka pro ndryshimeve të tilla duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinionin e muajit qershor të këtij viti. Raportuesit për Kosovën theksuan se tashmë Projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm, të konfiskimit civil në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img