1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni i Mehës: Hartat tregojnë se Bjelluha, Çakori dhe Kulla nuk janë të Kosovës

Komisioni Shtetëror ka insistuar përsëri që vija kufitare me Malin e Zi në përputhje të plotë me planet zhvillimore dhe i pranuar nga qytetarët e Komunës se Pejës.
Komisioni ka publikuar edhe disa harta ku pretendon që  Bjelluha, Çakori  dhe Kulla nuk kanë qenë pjesë e territorit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ja komunikata e plotë e Komisionit Shtetëror:
Komisioni shtetëror me profesionalizëm të mbështetur në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe marrëveshjet ndërkombëtare ka ofruar dhe ofron fakte të qëndrueshme, të pamohueshme dhe të vërtetuara në nivelin kombëtar e ndërkombëtar.
Vija administrative ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, edhe për periudhën 1974-2015 ka ngelur e pandryshuar. Kjo vijë administrative ndërmjet komunave kufitare Junik, Deçan, Pejë dhe Istog të Kosovës dhe komunave Plavë, Berane e Rozhajë të Malit të Zi ishin dhe janë të pranuara dhe të administruara nga Kryetarët e Komunave pa asnjë kërkesë shtesë.
Komuna e Pejës ka përgatitur plane zhvillimore lokale të sakta me financim nga buxheti i Kosovës, dhe me mbështetje nga Bashkësia Evropiane, nga SIDA Suedeze, dhe USAID Amerikan. Secili Plan Zhvillimor i nënshtrohet Shqyrtimit Publik prej 60 ditësh, i cili në fund duhet të aprovohet apo refuzohet. Në vijim është trajtuar dhe analizuar Plani-zhvillimor-komunal_Pejë 2006-2025 (shiko në web faqe të Komunës së Pejës: plani zhvillimor-komunal_Pejë 2006-2025.
Në këtë plan zhvillimor por edhe në planet tjera, është paraqitur vija administrative e KSA të Kosovës e vitit 1974, gjithashtu është vija administrative e KSA të Kosovës e datës 31 dhjetor 1988. Kjo vijë administrative është identike me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror.
Shtrohet pyetja: kush e pengoi atëherë këtë kryetar, apo pse ky kryetar nuk kishte kërkesa për territor tjetër dhe e la jashtë planit zhvillimor Bjelluhen, Çakorin, dhe Kullën. Për këtë plan zhvillimor komunal 2006-2025 (PZHK) Kryetari i atëhershëm që shihet edhe në fotografi tha (citim):
“Projektet – planet e tilla janë çelësi i zhvillimit të përgjithshëm; kulturë institucionale shtetërore; vlerë kombëtare – civilizim njerëzor.” Kryetari i Komunës së Pejës ka marrë vendim (01.Numër:350-85/2006) të organizojë Shqyrtimin Publik për këtë projekt, i cili është mbajtur në periudhën kohore prej 60 ditë, prej 18 prill – 19 qershor 2006. Në kohën e Shqyrtimit Publik, në këtë rast plani zhvillimor është aprovuar dhe atëherë nuk kishte kërkesë nga qytetarët, e as nga ish Kryetari i cili tani kundërshton dhe Bjelluha, Çakori dhe Kulla edhe atëherë ishin jashtë territorit të Kosovës.
Vallë, kur u bë PZHK, a nuk ekzistonte Bjelluha, Çakori dhe Kulla, apo ndoshta e kishin lënë t’i inkorporojnë ato në Komunën e Pejës pas vitit 2025 kur do bëhet plani i ri zhvillimor.
Në kopertinën e planit zhvillimor shihet harta e Komunës se Pejës që është identik me vijën administrative të vitit 1974-1988-2015.

Në faqe 7 të po këtij projekti janë fotot e ekspertëve dhe hartat në tavolinë të Komunës së Pejës që është identik me vijën administrative të vitit 1974-1988-2015 dhe është pa Bjelluhen, Çakorin dhe Kullën.

Në faqe 10 të këtij Plani Zhvillimor Komunal është harta e Kosovës me Komuna, ndërsa Komuna e Pejës shihet e paraqitur me ngjyrë të zezë. Pra, kjo hartë është e saktë pa ndryshime dhe me vijën kufitare administrative që gjithnjë e kishte Komuna e Pejës, dmth pa Bjelluhen, Çakorin dhe Kullën. Harta në vijim është nga (PZHK faqe 10).
Ne faqe 11 te PZHK me titull: Profili i Komunës së Pejës shkruan – një historik i shkurtër ndërsa në nënkapitull të po kësaj faqeje është: Peja, të dhënat themelore në të cilën shkruan (citim)
“Komuna e Pejës përfshin një hapësirë prej 603 km² ndërsa vetëm qyteti i Pejës ka një sipërfaqe prej rreth 20 km²”. Këtë sipërfaqe Komuna e Pejës e ka nga edhe tani dhe në gjithë periudhën 1974-2015. Shih hartën e marrur nga plani zhvillimor e cila është me vijën e kufirit të Komunës se Pejës gjithnjë në të gjitha periudhat i njëjtë.

Në këtë plan Zhvillimor Komunal janë paraqitur 33 harta të Komunës se Pejës me vijën administrative që është identike me vijën administrative të vitit 1974-1988 dhe me kufirin e Republikës 2008-2015. Ky territor gjithnjë është pa Bjelluhen, Çakorin dhe Kullën.
Në këtë plan zhvillimor kanë punuar shumë ekspertë të Komunës së Pejës.
Kjo tregon që Komisioni shtetëror ka punuar me përpikëri për vijën kufitare ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk ka lënë asnjë metër katrorë jashtë territorit të Komunës se Pejës, përkatësisht nuk ka lënë asnjë metër katror jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img