1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore, Bajrami: Qeveria po frikësohet – Prokuroria t’i hetojë

Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, LDK e PDK, kanë thënë se duke marr parasysh numrin e madh të kontratave një burimore të nënshkruar nga qeveria, është e domosdoshme formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për ti hetuar këto kontrata.

Nga këto parti janë shprehur se mos përkrahje e rezolutës në Kuvend, ku parashihej edhe formimi i këtij Komisioni, tregon se partia në pushtet ka diçka për të fshehur. Ndërkaq përfaqësuese të bizneseve kanë thënë se numri i madh i këtyre kontratave e dëmton buxhetin dhe konkurrencën e drejtë.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmetet Bajrami, ka thënë se mos përkrahja e Komisionit Hetimor nga ana e VV-së tregon që qeveri po frikësohet dhe sipas saj kjo është edhe një indikacion shtesë për Prokurorin e Shtetit që të filloj hetimin mbi këto kontrata.

“Mospërkrahja përfundimisht tregon që Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria tyre në pushtet kanë diçka për të fshehur, fillimisht ikja nga debati në kohën kur kishim debat për kontratat sekrete apo të negociume pa publikim të njoftimit për kontrata. E dyta në seancën tjetër kur kërkuam meqenëse edhe rezoluta u pamundësua votimi i saj, ku na në rezolutë kishim njëra nga kërkesat e rezolutës ishte që të formohej një Komision Hetimor Parlamentar për të parë me të gjitha organizatat buxhetore se cilat kanë qenë arsyet për nënshkrimin e një numri jashtëzakonisht të madh të kontratave të negociume”.

“Mospërkrahja gjithashtu e Komisionit Hetimorë që është në fakt i vetmi element, është instrumenti i vetëm të cilën opozita e ka si element demokratik për të implementim mbikëqyrjen e qeverisë, mbikëqyrjen parlamentare të qeverisë. Kjo tregon që ata më të vërtete po frikësohen dhe kanë arsyeje domethënë, dëshirojnë që këto çështje të mos trajtohen në Kuvend edhe kjo konsideroj që është një indikacion shtesë për Prokurorin e Shtetit në mënyrë që sa më parë të hy në hetim të këtyre kontratave”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se opozita e ka edhe një opsion për formimin e këtij Komisioni, kështu duke mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve.

Deputetja e LDK-së ka shtuar se shuma e këtyre kontratave është mbi 200 milion euro dhe janë mbi 780 kontrata të nivelit qendror.

“Ne natyrisht e kemi edhe një opsion tjetër dhe ai mbetet themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentare përmes mbledhjes 40 nënshkrimeve. Jam e sigurte që së shpejti do të procedojmë edhe me atë mirëpo si asnjëherë më parë në historinë  e Kuvendit të Kosovës ne kemi një si të themi, një sabotim të punës së Komisioneve Hetimore. Siç kemi pa nga lista e kontratave të shumta në vlerë prej 209 milionë euro dhe 781 kontrata të nivelit qendror. Ka raste kur ka kontrata milionëshe që janë negociuar me një palë ose janë negociuar maksimumi me dy palë, domethënë fillimisht bëhen kontrata me njohje dhe kjo është shkelje e ligjit. E dyta shërbimin që e merr pa publikim të njoftimit për kontrata për shkak të mungesës së konkurrencës në mes të operatorëve ekonomik organizata buxhetore paguan shumë më shtrenjte”, ka thënë ajo për EO.

Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hajdar Beqa, ka thënë se janë qindra-miliona euro që kjo qeveri ka lidhur me këto kontrata një burimore dhe sipas tij, si opozitë e kanë parë që është e nevojshme që të krijohet ky Komision Hetimor.

“Në rrethanat të cilat janë krijuar në Kosovë e në veçanti në menaxhimin e parasë publike përmes kontratave një burimore dhe aneks kontratave ne kemi parë që kemi me qindra milion, që janë lidhur përmes kontratave një burimore. Atëherë ne e kemi parë si opozitë që është domosdoshmëri ta krijojmë një Komision Hetimor bazuar në ligjin për hetim parlamentar dhe në rregulloren e Kuvendit dhe nuk ka pasur një precedent të tillë në të kaluarën që mazhoranca t’i pengoj themelimet e Komisioneve. Mendoj që është domosdoshmëri nëse ne jemi për transparenca edhe qytetarët tanë me ditë si po menaxhohet apo si po shfrytëzohet paraja publike apo djersa e tyre, mendoj që Komisioni Hetimorë është domosdoshmëri”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka theksuar se mazhoranca duhet që ti hap rrugë krijimit të Komisionit, pasi sipas tij, kjo nuk ndodh ata janë duke fshehur “hajnin”.

“Nuk e di pse po fshihet ndaj kësaj, ne kur flasim për kontrata a një burimore është alarmante numri i tyre, është alarmante vlera të cilat po lidhen kontrata. Nëse përkthejmë pak më thjesht që me kuptuar qytetar e Kosovës se çka nënë kuptojmë me kontrata një burimore, i bjenë që në këtë rast një ministri përkatëse apo një agjenci përkatëse, ndonjë ndërmarrje publike përkatëse e thirr një kompani, që e njeh në këtë rast edhe bënë pazare në katër sy sa kushton një punë. Duhet që të reflektoj mazhoranca që sa më shpejt të krijohet Komisioni Hetimor dhe këto kontrata një burimore të dalin në pah sepse nuk e di pse ka nevoje qeveria aktuale të fshehë keqpërdorime e buxhetit. Nëse fshehët ndaj kësaj normale është që po e amniston hajninë”, ka thënë ai.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dereshaj, ka thënë se me nënshkrimin e një numri aq të lartë të këtyre kontratave i bëhet padrejtësi konkurrencës e po ashtu i dëmton edhe kompanitë të cilat janë serioze.

“Vetë fakti që Kushtetua e Kosovës e ndalon monopolin në Kosovë dhe vetë fakti që legjislacioni në fuqi e ka paraparë shumë qartë se cilat duhet të jenë kontrata një burimore dhe ato kontrata janë të cilat e rrezikojnë sigurinë e vendit dhe duhet të jenë konfidenciale. Kështu që këto të tjerat të cilat janë të nënshkruara ose vazhdojnë të nënshkruhen, mendoj që edhe organet kompetente do ta jepni fjalën e vete. Sa i përket aspekti të zhvillimit ekonomik dhe bizneseve unë mund të them që i bëhet pa drejtësi konkurrencës e mbi të gjitha po dëmtohen kompanitë të cilat janë serioze sepse nuk dëshirojnë të kenë fare komunikim politik, por dëshirojnë që të jenë korrekt dhe strikt. Kështu që kjo i behet pa drejtësi të gjitha kompanive të tjera të cilat nuk kanë lidhje me qeverinë, kjo nuk i bënë ndere as qeverisë as vendit, as zhvillimit ekonomik dhe as bizneseve”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img